31 Janar 2019 / 21:04
BDI nga kandidat konensual kaloi tek ideja për kandidat partiak, dhe sipas analistit Visar Ademi BDI-ja po bën këtë lojë sepse vazhdon të tregojë se është superiore dhe se mendon se është ende faktor kyç te shqiptarët në Maqedoni. Por, nga ana tjetër ai thotë se BDI-ja është në rëni dhe po mundohet të animohet me këto lojëra politike të Ali Ahmetit.
BDI-ja i ka parë matjet e opinionit publik kohëve të fundit ku ka një rënie të elektoratit të saj. Prandaj nëpërmjet kandidatit konsensual amnistoheshe pjese e BDI-së dhe votat ishin të përbashkëta. BDI-ja si gjithmonë do që të dominojë lojën, të pyetet vetëm ajo dhe vetë Ali Ahmeti të mbetet një lloj opinonisti kryesor në Maqedoni dhe me partitë shqiptare të ketë një konsensus të ngjashëm me Platformën e Tiranës ku ishte një konsesnus i partive shqiptare në Maqedoni. Dmth. është pjesë e asaj ide që të rritet pazari politik i BDI-së dhe normalisht të imponohet loja dhe të ngelen lartë interesat e votuesit shqiptar, të animohet me këto lloj lëvizjesh akrobatike të Ali Ahmetit që i bën në mënyrë perfekte- pohoi analisti Visar Ademi.
Alsat
Loading…