13 Dhjetor 2018 / 23:38
Avokati Miralem Asani i ftuar në emisioni “Rruga drejt” në Alsat, pohoi se kjo që po bën parlamenti për ligjin për pajtim ose më mirë amnistinë për deputetët që hapën portat e Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar, ai shprehet se kjo është një gjë anormale që po ndodh në Maqedoni.
Unë nuk e di se si do të amnistohen personat të cilët jo vetëm që ishin aktiv në atë mas por veprimi i tyre prodhoi momentin negativ e posaçërisht kur hapen dyert, mbi të gjitha personat që hapën dyert duhet të amnistohen!? Sidomos personat që hapën dyert. Të mos ishin hapur dyert, nuk do të vinte deri tek dhuna dhe sulmi ndaj deputetëve dhe çdo gjëje tjetër që ndodhi aty. Kjo amnisti është në kurrizin ton, ai ligj do të ketë pasoja të tjera – pohoi Miralem Asani, avokat.
Alsat
Loading…