31 Janar 2019 / 21:48
Qashif Bakiu, profesor në Universitetin e Tetovës i ftuar në emisionin “Rruga drejt…”, vlerëson se versioni i presidentit konsensual ka qenë i eksluduar që në fillim të diskutimeve për zgjedhjet presidenciale sepse LSDM-ja është shprehur qartazi se kandidati do të përzgjidhet nga strukturat e partisë dhe jo në nivel liderash të koalcionit qeverisës. Ai nga ana tjetër thekson se një president konsesnual duhet quajtur ai që votohet në Kuvend dhe jo ai që i imponohet popullit me votë. Ai mund të jetë kandidat i përbashkët por jo konsensual.
Presidenti konsensual që në fillim pati një mospranim nga LSDM-ja sepse që nga vendimet e para që solli kjo parti ishin se kandidatin do ta zgjedhin organet e partisë dhe që këtu do të thotë se bie çdo gjë në ujë. Brenda LSDM-së ka një garë të ashpër midis tyre të bindur se presidenti do të jetë nga radhët e tyrE. Por roli i BDI-së dhe i partive shqiptare do të jetë shumë i rëndësishëm. Nuk mundoj se mund të quhet një president konsensual kur e voton populli, por konsesnual quhet në momentin kur ai votohet nga Kuvendi, kurse kandidati i përbashkët është i mundur sepse historia na i ka treguar në të kaluarën- deklaroi Qashif Bakiu, profesor në Universitetin e Tetovës.
Alsat
Loading…