18 May
Më në fund Maqedonia fitoi mandatarin për formimin e qeverisë së re. Pas më shumë se tre muajsh nga formimi i shumicës së re parlamentare, presidenti Gjorge Ivanov dorëzoi mandatin në duart e kreut të LSDM-së Zoran Zaev. Ky veprim i tij erdhi pasi mori të shkruara garancitë nga Zaev për ruajtjen e karakterit unitar dhe multi-etnik të vendit. Tani kur kemi mandat, pritet së shpejti të formohet qeveria e re, bisedimet do të vijojnë me dinamikë të përshpejtuar, ndërsa koalicionin e ri do ta presin sfida të reja. Por çfarë ndodhi me Deklaratën e partive shqiptare, është apo jo pjesë e qeverisë, këto janë vetëm disa nga çështjet e hapura menjëherë pasi Zaev mori mandatin.
Për këto dhe shume çështje të tjera sonte në “Rruga drejt…”, debatojnë: Bekim Kadriu, profesor universitar; Eroll Rizaov, gazetar dhe analist politik si dhe Arsim Sinani, profesor universitar.