Rrugëtimi emocionues i Kosovës drejt Euro 2020

Rrugëtimi emocionues i Kosovës drejt Euro 2020
23:52 | 13 Nentor 2019

Për shumë kë ka mundur të jetë e pa imagjinueshme që Kosova do të sigurojë kualifikimin nga Euro 2020 nga grupi A, kur shorti e vuri përballë Anglisë, Çekisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë.

‘Dardanët’ kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur, kanë nevojë për vetëm katër pikë për të shkruar storjen më emocionuese për futbollin ndonjëherë.

Me 11 pikë në gjashtë ndeshja, Kosova ka nevojë për një fitore në udhëtim te Çekia, dhe në ndeshjen e fundit do të mjaftonte një barazim ndaj Anglisë në ‘Fadil Vokrri’.

Në gjashtë ndeshjet e para, Kosova ka arritur tri fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

12 gola të shënuara dhe 10 të pranuara. Ky është golaverazhi i ‘Dardanëve’, i prishur pas ndeshjes me Anglinë, ku pranuan pesë gola në Southampton.

Se si ka rrjedhur ecuria e Kosovës në këto kualifikime, mund ta shikoni në videon e mëposhtme, ku janë përmbledhur gjitha golat.

Shijojeni…

/Lajmi.net/

TAGS