Rrugëtimi i çiftit nga ekrani në biznes/ Bora Zemani i jep fund lidhjes me Donald Veshaj

Rrugëtimi i çiftit nga ekrani në biznes/ Bora Zemani i jep fund lidhjes me Donald Veshaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin ndër çiftet më të përfolura për publikun shqiptar. Rreth një vit më parë, dyshja filloi të përflitej se kishin më shumë sesa miqësi së bashku. Por moderatorja dhe aktori nuk nxituan ta përgënjeshtronin këtë lajm, përkundrazi, të pashqetësuar ata vijuan me projektet e tyre, ndër to edhe një emision humori “Treshat”, ku pjesë ishte edhe binjaku i Romeos.



Megjithatë, edhe pse të parë shpesh së bashku, të dy nuk pranuan të flisnin publikisht në media, duke u mjaftuar me batuta për njëri-tjetrin. Të ftuar tek Alketa Vejsiu, ata pranuan raportin e tyre mes të qeshurash: “Mua nuk më duket sikur ngjajnë shumë”, tha Bora duke folur për ngjashmërinë e Donldit me binjakun e tij, Romeon.

Ndërsa nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet pyetjen nëse e donte Borën. “Po, më pëlqen shumë bora. Shkoj në Brezovicë sa herë bie borë”, u shpreh aktori duke shkaktuar të qeshura në publik. Por, duket se kësaj historie i ka ardhur fundit. Dyshja ditët e fundit ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha fotot që kishin me njëri-tjetrin. Ndërkaq, ata e kanë hequr njëri-tjetrin edhe nga rrjetet sociale, çfarë shton bindjen se kjo dyshe ka mbyllur raportin mbi 1-vjeçar që kishin, e mesa duket nuk e kanë mbyllur aspak mirë.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, Bora nisi edhe rrugëtimin e saj si “bizneswomen”, duke lançuar në treg linjën e veshjeve “Bzzz”, ku natyrisht kishte dhe mbështetjen dhe ndihmën e partnerit të saj, por tanimë duket se ajo do të vazhdojë e vetme këtë sipërmarrje. Kjo ndarje e çiftit vjen vetëm pak kohë pasi të dy pranuan të dilnin hapur edhe në rrjetet sociale. Në korrik moderatorja publikoi disa foto ku shihej në shoqërinë e partnerit të saj. Të dy ata kaluan disa ditë relaksi në Drimadhes dhe fotot për të gjithë fansat nuk munguan. Vetëm pak javë më parë ata publikuan edhe video ku shfaqeshin nga pushimet e tyre me çiftin tjetër, Jonida dhe Romeo. Të katërt dukeshin se po shijon ditët e nxehta dhe netët romantike të kësaj vere. Por atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte drejt zyrtarizimit, dyshja i ka dhënë fund kësaj historie.

Mbetet për t’u parë nëse kjo është vetëm një zënkë dhe të dy do ta kapërcejnë shumë shpejt, apo kjo ndarje është përfundimtare. Ndërkaq, do të na duhet të presim shtatorin për të parë nëse ajo, Donaldi dhe Romeo do të rikthehen në ekran me spektaklin e tyre, apo kjo ndarje do të shënojë edhe fundit e bashkëpunimit të tyre në televizion.

TAGS