Rudina Dembacaj bën postimin prekës: Ditëlindja ime do të jetë në derën e spitalit

Rudina Dembacaj bën postimin prekës: Ditëlindja ime do të jetë në derën e spitalit

Aktorja dhe moderatorja  Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen e saj të 33-të. Në këtë ditë të shënuar moderatorja mori urime të shumta nga të afërmit dhe miqtë që në orët e para të mëngjesit.



Mirëpo, përmes një postimi në rrjetet sociae, moderatorja shkruan se ditëlindjen do ta kalojë në derën e spitalit, duke i treguar të atit se e do shumë, dhe se është i vetmi person që ka ardhuruar gjithmonë.

”Ditelindja ime sot, do jete tek dera e spitalit, duke te te thene “Te dua Ba” je i vetmi njeri qe kam adhuruar gjithmone! Te dua shume!”, shkruan Dembacaj.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit ajo ka ndarë disa foto të të atit, ku duket se gjendja e tij shëndetësore nuk është e mirë, prandaj ka zgjedhur që edhe këtë ditë ta kalojë pranë tij.

TAGS