Rudina Dembacaj përlotet në emision: Kjo periudhë ka qenë luftë shpirtërore, kam humbur shokun më të mirë

Rudina Dembacaj përlotet në emision: Kjo periudhë ka qenë luftë shpirtërore, kam humbur shokun më të mirë

Moderatoraj e njohur, Rudina Dembacaj, humbi pak kohë më parë njeriun e saj më të shtrenjtë, babain, i cili ishte prej disa kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore, siç ka treguar më herët dhe vetë Rudina.



E ftuar në emisonin ‘Ëake Up’ moderatorja nuk i ka mbajtur dot lotët teksa ka folur për ‘njeriun më të rëndësishëm të jetës së saj’ babain.

“Kjo periudhë për mua ka qenë luftë shpirtërore…Unë nuk kam humbur babanë, kam humbur shokun tim më të mirë, njeriun më të rëndësishëm të jetës time. Babai gjithmonë më thoshte ti je e fortë, je e fortë… dhe kjo më ka vënë në një përgjegjësi shumë të madhe. Unë jam më e vogla dhe më duhet të jem e fortë për nënën time, për motrën dhe për 5 hallat e mia dhe e kanë vuajtur shumë humbjen e vëllait të tyre.

Më ka ndihmuar shumë vëllai im, djali i xhaxhait tim Ilir Dembacaj, i cili ka qenë prezent në momentet më të vështira të jetës time. Gjendjen e komës mos e provoftë njeri në botë, është gjëja më e tmerrshme. Kisha frikë të hapja telefonin edhe kur bëhej fjalë për punë, pasi mendoja se më merrnin nga spitali”,tha Rudina.

TAGS