Rudina flet për ndarjen nga ish-bashkëshorti: Aleksi ka shpëtuar, ku durohem unë

Rudina flet për ndarjen nga ish-bashkëshorti: Aleksi ka shpëtuar, ku durohem unë

Moderatorja Rudina Dembacaj ka qënë në qendër të vëmëndjes për jetën e saj private kohët e fundit. Pak kohë më parë ajo u nda nga ish-bashkëshorti Aleks dhe më pas zbuloi se ishte në një lidhje me ish-deputetin Mark Frroku.





Siç ka bërë me dije dhe Rudina, dyshja u nda me mirëkuptim dhe kanë mbetur miq me njëri-tjetrin.

Në një rubrikë në “Instastory”, një ndër ndjekësit e ka pyetur Rudinën për ish-partnerin e saj. Dikush i shkruan me humor nëse Aleksi ia këndon asaj vargjet e këngës “O Rudina ti pse më le?

Aktorja e ka marrë me sportivitet këtë pyetje, duke kthyer me humor edhe një përgjigje:

“Aleksi ka shpëtuar! Ku durohem unë”- shkruan ajo shoqëruar me emoji duke qeshur, ndërsa etiketon edhe ish-partnerin e saj në postim.

TAGS