Rudina poston foton duke tymosur me Mark Frrokun, komentuesi i kthehet: Ke kaluar hu më hu, ja reagimi i moderatores

Rudina poston foton duke tymosur me Mark Frrokun, komentuesi i kthehet: Ke kaluar hu më hu, ja reagimi i moderatores
Tash esht Koha

Moderatorja Rudina Dembacaj është një ndër personazhet më të komentuar së fundmi për shkak të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku, dhe që nga momentit të parë kur bënë publike marrdhënien e tyre, ajo nuk është treguar aspak e rezervuar për të ndarë detaje nga jeta private.





Së fundmi, moderatorja postoi një foto me partnerin e saj të ri, ku shfaqen duke tymosur cigare, teksa bashkangjitur shkruan: Duhani dëmton rëndë shëndetin, të zverdh dhëmbët, vjen erë e keqe, të hap barkun! Mos e pini –shton moderatorja, duke rënë kështu në kundërshtim me veprimine saj.

Por ajo që ka rënë në sy janë disa nga komentet e ndjekësve. “Po kur u bone dhe ti plakushe m*ti nga ‘Aja’ e shokut Agron tu kalu hu n hu tashi”, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i moderatores e cila i kthehet komentuesit: Plake plake po jam flakë.

Ndërsa një tjetër komentues shkruan: Mbas nja 2 vjetëve do kesh noi kollovar tjetër, ke qejf ti ndërrosh format, ndërsa Rudina shkruan: Tu pa tu bo.

Kujtojme se, moderatorja po i kalon këto ditë izolimi me partnerin e saj, fëmijët, prindërit e Markut dhe mbesën e tij.

Tash esht Koha
TAGS