Rugova: Po e presim momentin e duhur për ta rrëzuar Qeverinë më të dobët të pasluftës

Rugova: Po e presim momentin e duhur për ta rrëzuar Qeverinë më të dobët të pasluftës

Dy deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova dhe Haxhi Avdyli, në një konferencë për media kanë folur për të gjeturat e Raportit të Progresit për Kosovën.

Ndër të tjera Rugova ka folur edhe për nismën e opozitës për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se janë duke e pritur momentin e përshtatshëm për të rrëzuar nga pushteti koalicionin PAN.

 “Janë 58 nënshkrime të mbledhura dhe po presim momentin më të mirë që minutë e më parë këtë qeveri më të dobët pas çlirimit ta çojmë në shtëpi”, tha Rugova.

Megjithatë, ai nuk është përgjigjur në lidhje me përleshjet e fundit në kuvendet zgjedhore të LDK-së, ndërmjet përkrahësve të Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit, ku fluturuan edhe karrige dhe u shpërndanë grushte e shuplaka.

“Ne jemi këtu deputet dhe kemi dalë për të folur për Raportin e Progresit për Shëndetësi. Konsideroj që sot jemi të përgatitur për këto tema”, ka thënë Rugova duke iu shmangur pyetjes. /Express/