Rumenige e konfirmoi largimin e Tiago Alkantaras në Liverpul

Rumenige e konfirmoi largimin e Tiago Alkantaras në Liverpul

Mynih, 17 shtator 20920 (MEDIAL) – Presidenti i Bajernit të Mynihut, Karl-Hajnc Rumenige e konfirmoi transferin e mesfushorit Tiago Alkantara në Liverpul.

“Bajerni arriti marrëveshje me Liverpulin. Tiago largohet”, i transmetoi fjalët e Rumeniges, gazetari i “Bild”, Heiko Nidderer.

Sipas “Sky Sports”, Liverpuli do të paguajë 20 milionë funta për spanjolin 29 vjeçar.

Alkantara sezonin e kaluar ka pasur 40 paraqitje për Bajernin, shënoi tre gola dhe ka pasur dy asistime. bsh/