Rusi/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19

Rusi/ Rritet frikshëm numri i të infektuarve me Covid-19
Tash esht Koha

Rusia është ndër shtetet që ka shënuar një numër në rritje të të infektuarve me koronavirus. Shteti rus është në vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve, pas Amerikës. Rusia ka regjistruar si të infektuar me Covid-19, deri tani 344 481 persona.

Ndërsa, janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, 8599 individë. Numri i të vdekurve në 24 orët e fundit në këtë shtet ka shkuar në 153 persona.

Numri total i viktimave nga koronavirusi në Rusi ka shkuar në total 3541, një shifër e vogël, duke marrë parasysh numrin e lartë të të infektuarve nga virusi.

 

Tash esht Koha