Rusia regjistron vaksinën kundër Covid-19, vaksinohet vajza e Putinit

Rusia regjistron vaksinën kundër Covid-19, vaksinohet vajza e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina e parë në botë kundër Covid-19 është regjistruar në Rusi.

Putini theksoi se vaksina iu nënshtrua të gjitha testeve dhe provave të nevojshme. Ai gjithashtu shtoi se njëra nga dy vajzat e tij është vaksinuar dhe gjendja shëndetësore është e mirë raporton AP.

Në një takim me anëtarët e qeverisë në Moskë, Putin tha se vaksina e zhvilluar nga qendra hulumtuese kombëtare “Gamaleya” ka një regjistrim zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë së Rusisë.

Kreu i qendrës hulumtuese Gamaleya, Alexander Gintzburg, tha se vaksina bazohet në adenovirus dhe përmban grimca të vdekura të koronavirusit të cilat nuk mund të shumohen dhe për këtë arsye janë të sigurta.

Gintzburg tha se megjithatë, ajo mund të provokojë një reagim imun siç është temperatura e lartë për paraqitjen e substancave të huaja.