Alsat 2019-08-21T21:39:07+02:00
Prokurorja nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskovska sqaroi se hetimi për rastin “Reket” mund të zgjasë tre deri në gjashtë muaj. Ajo theksoi se masa e paraburgimit për Katica Janev;n ka qenë e domosdoshme. Ruskoska thekson se ende nuk është përgatitur aktakuzë e plotë, pasi hetimi për rastin “Raket” po vazhdon, mirëpo ajo siguroi që brenda tre muajve do të duhet të përfundoj plotësimi i aktakuzës.
Ajo thotë se që nesër do të informoj Këshillin Gjyqësor për masën e caktuar ndaj prokurores në dorëheqje të PSP-së Katica Janeva, në mënyrë që Këshilli të vazhdon me punën.
Ruskoska mes tjerash tha se disa nga kompjuterët e bashkëpunëtorëve në PSP kanë pësuar fshirje të pjesshme, mirëpo siguroi se asnjë kompjuter i prokurorëve nuk është formatuar. Ndërsa prej telefonave të konfiskuar të prokurores Janeva, Ruskoska tha se vetëm telefonin që e kanë gjetur në Gjevgjeli ka qenë i formatuar.
Publiée par Alsat sur Mercredi 21 août 2019
Loading…