Ruskoska: Pres që organizatorët e “27 prillit” të marrin dënimin e merituar

Prokurorja Villma Ruskoska ka kërkuar që të shpallen fajtorë të gjithë të 18 të akuzuarit për sulmin në Kuvend më 27 prill, edhe për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues”.
Përveç për të akuzuarin Oliver Radullov ka kërkuar që të shpallet fajtorë për ndihmë në bazë të nenit 313 lidhur me Nenin 24. Për këtë vepër penale të akuzuarit rrezikojnë së paku 10 vite burg.

“Pres që organizatorët e sulmit në Kuvend të qëndrojnë në po të njëjtën Gjykatë. Përmes akuzës dëshmuam se më 27 prill është kryer sulm i organizuar dhe i dhunshëm ndaj institucionit më të rëndësishëm në vend. Treguam dhe dëshmuam se ky nuk ishte një sulm spontan e as rezultat i gjakrave të nxehur e as emocioneve, por ishte një sulm i planifikuar nga personat që janë prezent në këtë Gjykatë, por edhe të atyre që falë ligjit për amnisti nuk janë më në këtë gjykatë”, deklaroi prokurorja Villma Ruskoska.

Ruskoska shtoi më tej se rasti nuk paraqet ndjekje dhe revanshizëm politik, por një akt të dhunshëm që të pengoj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Prokurorja Ruskoska potencoi se ngjarjet e 27 prillit kanë shkaktuar frikë tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Megjithatë shfaqi shpresën se së shpejti do të ngritët hetim edhe për organizatorët e sulmit.

Loading…

TAGS