19 Dhjetor 2018 / 13:00
Prokurorja Villma Ruskovska e cila e udhëheq procesin e 27 prillit është prononcuar në lidhje me votimin e Ligjit për amnisti nga Kuvendi. Në një deklaratë për “DW” ajo thotë se fillimisht do të pret që Ligji për amnisti të shpallet në “Gazetën Zyrtare” dhe pasi që të hyj në fuqi do ta komentojmë.
Procesi gjyqësor për 27 prillin do të vazhdon. Është caktuar seancë për të ejten dhe do të vazhdojmë me plotësimin e procedurës së dëshmive. Ligjin për amnisti do ta analizojmë kur të publikohet në “Gazetën Zyrtare” dhe pasi të hyjë në fuqi. Prej asaj që e dëgjojmë, është se ligji parashikon amnisti vetëm për veprime të caktuara, dhe se amnistia nuk ka të bëjë me veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues”, për të cilën procesi do të vazhdojë”- tha prokurorja Ruskovska.
Ligji për amnistinë e 27 prillit parasheh që çdo i akuzuar veçmas të kërkoj amnisti në afat prej 5 ditëve pas fuqizimit të ligjit. Nuk dihet sa persona do t’i përfshij ky ligj, por ajo që dihet është se deputetët që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill Kërste Mukovski, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov do të lirohen nga ndjekja penale për cenim terrorist të rendit kushtetues.
ALSAT
Loading…