S4MM është në përgatitje të albumit të ri

Reperi S4MM përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është duke e sjellë albumin e ri muzikor.

Ai e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet në studio dhe interpreton një pjesë të një kënge.

“Albumi i vitit po vjen”, ka shkruar Samir Selimi (emri i vërtetë i reperit) në postimin e tij në Instagram.

Së bashku me të në studio ndodhet edhe reperi tjetër nga Tetova, Illmill, në këngët e të cilit ka punuar S4MM.

Lexo po ashtu:

Bashkëpunimi me Onën, “Për veti”, është projekti më i fundit muzikor, të cilin e ka publikuar Samiri me videoklip.

Në fund të janarit, S4MM e publikoi këngën që mban pikërisht emrin e atij muaji dhe deri më tani është shikuar mbi 3.4 milionë herë në YouTube.

Theksojmë se në nëntorin e kaluar, reperi nga Tetova bëri shumë bujë me këngën “1 gur, 2 plluma” që ishte ‘diss’ drejtuar disa prej kolegëve të estradës. /Telegrafi/

TAGS