S4mm mendon se Stresi duhet ta lë repin, e cilëson Feron si më të dobëtin në industrinë shqiptare

Reperi S4MM ishte një ndër të ftuarit në emisionin “Shiko Kush Luan” të Luana Vjollcës. 

Dhe reperi me qëndrime kontraverse nuk kishte si të mos luante lojën e famshme të “PaintBoll” që nxjerr në pah marrëdhëniet mes kolegëve.

I pyetur nga Flor Binaj se me cilin nga reperat nuk do bënte kurrë një bashkëpunim, Semi qëllon emrin e Don Phenom, e ndërsa me atë që do bënte bashkëpunim ishte Mc Kresha.

Fero është reperi i cili është më i dobëti në industrinë shqiptare, ndërsa ai që bën tekste më të mira sipas S4MM është Unikatili. Lyrical Son mori një vlerësim prej 10 pikësh nga Semi, ndërsa Noizyi është reperi që Sem ia dëgjon këngët për qejf në makinë.

Kur bëhej fjalë për reperin që duhet të heqë dorë nga repi, S4MM qëlloi me armë foton e Stresit. Dissin live në emisionin “Shiko kush Luan” e meriton Gjiko, ndërsa Getinjo nuk e meriton famën që ka marrë.

S4MM qëlloi me armë reperin që e cilëson si konkurenin e tij më të fortë, e për habinë tonë ai ishte Buta. E nuk kishte si të mos e cilësonte veten e tij si reperin më të mirë, gjë që e tregon më së miri në tekstet e këngëve: “Kush është BABA, vet Semi”!

S4mm lansoi së fundmi “1 Gur, 2 Pllum”, projekt shumë i suksesshëm i tij. /Tch/

TAGS