S4MM publikon klipin e këngës “Janari”

“Janari” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka lansuar S4MM të shoqëruar me videoklip.

Kënga e re është realizim i Niza dhe Don Gima, të cilët njëherësh e kanë bërë edhe miksimin.

Ndërsa sa i përket masterizimit të këtij materiali muzikor, është angazhuar Dan Sute.

Lexo po ashtu:

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videoklipin.

“1 gur, 2 plluma” është projekti më i fundit i publikuar nga Samir Selimi (emri i vërtetë i reperit).

Kjo këngë bëri shumë bujë, duke qenë se është ‘diss’ drejtuar disa prej kolegëve të estradës.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua në YouTube në fund të muajit nëntor dhe tashmë ka kaluar shifrën prej pesë milionë shikimesh. /Telegrafi/

TAGS