Sa do të kushtojnë vijat e bardha nëpër rrugët e Maqedonisë?

Sa do të kushtojnë vijat e bardha nëpër rrugët e Maqedonisë?

Për shënimin e vijës së bardhë nëpër rrugët e Maqedonisë, do të duhen gjysmë milioni euro në vit.

Të paktën sipas tenderit të shpallur nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila për këtë qëllim ka ndarë 106 ton ngjyrë të bardhë, 17 ton hollues dhe 31 ton perla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këto blerje ndërmarrja do t’i paguajë 481 mijë euro (pa TVSH) kompanisë “Craffting Group” nga Shkupi. Marrëveshja është bërë që brenda një viti të përmbushen kërkesat për ngjyrën e bardhë për rrugët magjistrale dhe rajonale.

Theksojmë se NP “Rrugët e Maqedonisë” është ndërmarrje shtetërore për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale./Telegrafi/