“Sa ishte Berisha këndoje në mitingje”/ Fansat i kthehen Ermal Mamaqit: Thuaj ndonjë fjalë për Teatrin

“Sa ishte Berisha këndoje në mitingje”/ Fansat i kthehen Ermal Mamaqit: Thuaj ndonjë fjalë për Teatrin
Tash esht Koha

Ermal Mamaqi njihet si një nga personazhet që më së shumti poston video dhe foto funny në rrjetet sociale. Atë ka bërë edhe ditën e sotme aktori i mirënjohur, por duket se këtë herë është ndeshur me pakënaqësinë e shumë të fansave. Shumë prej tyre nuk e kanë vënë re aspak foton, por menjëherë i kanë kërkuar Ermalit një koment rreth shembjes së Teatrit Kombëtar.





“Thuj ndonjë fjalë mor plak, apo ke hall s’të vjen më Rama në film”. “Sa ishte Berisha nuk lije miting të PD pa këndu, ndërsa tani je kthyer nga ana tjetër”, kanë qenë vetëm disa nga komentet që janë shfaqur në llogarinë e tij të Instagramit. Megjithatë, Mamaqi ka zgjedhur mos të reagojë.

Tash esht Koha
TAGS