Fejzi Hajdari
Pergjigje per ish-deputetin dhe ministri e BDI-se)
1. Me Kushtetutën e vitit 1974, në Maqedoni gjuha shqipe ka qenë zyrtare, sikurse maqedonishtja dhe turqishtja, kurse Maqedonia në preambulën e sajë, është definuar si “shtet i maqedonasve, shqiptarëve dhe turqëve’. Sot, Maqedonia është shtet i maqedonasve, dhe “pjesë e popujve tjerë” te cilet jetojne ne Maqedoni, që me terminologjinë e së Drejtës ndërkombëtare, i bie të jenë “pakica”.
Pra, Gjuha shqipe sot, nuk është zyrtare sikur në Kushtetutën e vitit 1974. Pra, tani me thoni, nëse ky eshte sukses apo dështim. Pra, më shumë të avancur kemi qene me Kushtetuten e vitit ’74 se sa Kushtetuten e Ali Ahmetit, te pas luftes 2001!
Te njejtin status te degraduar ne kete Kushtetute e kane edhe shqiptaret si popull, qe nuk jane te barabarte me maqedonet.
P.S. Tju kujtoj se pakica serbe ne Kosove, e cila numerikisht eshte me pake se 5%, e ka te zyrtarizuar gjuhen serbe ne te gjithe territorin e Kosoves.