“Sa keni përparuar ju VIP-at dhe gjumin e bëni modern”, e kritikuan për foton me makeup para gjumit, reagon këngëtarja

“Sa keni përparuar ju VIP-at dhe gjumin e bëni modern”, e kritikuan për foton me makeup para gjumit, reagon këngëtarja

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun. Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan dhe më shumë rreth projekteve të saj apo dhe përditshmërisë.



Mbrëmjen e djeshme këngëtarja rrëmbeu të gjithë vëmendjen me një foto ku shfaqej e shtrirë, e veshur me robdeshambër  dhe me makeup. Mirëpo, ndjekësve u mjaftoi kjo foto për të shpërthyer në kritika.

Kanë qenë të shumtë komentuesit që i kanë vënë në dukje se nuk ka hequr makiazhin, duke mos i kursyer as ironitë. “Pse kështu me makijazh flini ju VIP-at gjumë”– shkroi një prej ndjekësve.

“Pupuu sa keni përparuar ju “vipat vallaha” dhe gjumin e bëni nga ai gjumi modern që vetëm ju e keni”, shkruan një tjetër. Këngëtarja nuk i është kundërpërgjigjurasnjë prej ndjeksve, por i ka kthyer koment një ndjekëseje që justifikon veprimin e saj me faktin se çdokush mund të shtrihet me makeup për të bërë një foto.

TAGS