Qenan Bajrami
Dy shtete shumë larg njëra-tjetrës po shumë afër për nga zhvillimet politike dhe shoqërore. Bëhet fjalë për Egjiptin dhe Kosovën. Në Egjipt u rrëzua nga pushteti kryetari i vetëm i zgjedhur në mënyrë demokratike, pra i pari dhe si ngjasojnë rrjedhojat do mbetet dhe i fundit. Ata e rrëzuan dhe e mbyllën në burg hunta ushtarake me aminin e disa shteteve. Për dallim nga kjo, e Kosovës, këtu loja ishte “demokratike” dhe akterët ishin poashtu nga jashtë.
Në qoftë se në të parën, Egjiptin, forca e brendshme ishte ushtria ajo që bëri punën, te e dyta, pra Kosova, janë oligarkët të fshehur pas partive politike dhe gjithmonë kur ju rrezikohet pushteti (paratë), ato janë në gjendje të bëjnë çmos , bile bile edhe të mbyllin në burg duke akuzuar për shkelje të kushtetutës, për veprime antikushtetuese apo armik i shtetit për të cilën nuk do të dëshiroja t’i ndodh Kurtit.
Është interesante se, ata që thirren në demokraci vetë bëjnë shkelje në mënyrë të vrazhdë të të njëjtës dhe ndërmjet demokracisë përcaktohen në anën e interesit të tyre dhe, kur duhet të akuzohet dikush atëherë i thonë je JODEMOKRAT apo bën veprime jodemokratike. Kjo punë i erdh e mirëseardhur oligarkëve tanë të sillen si të jenë pronarë të shtetit dhe shteti si të jetë pronë private e tyre dhe sillen apo e mbrojnë pronën në mënyrë “institucionale” dhe “jashtë institucionale”. Kjo metodë më kujton një skenë në një film ku, në një tubim të mafiozëve plaku i thotë një të riut se, MË HERËT E KORUPTONIN PUSHTETIN PËR TË FUNKSIONUAR E TASH DO BËHEMI VETË SHTETI!