‘’Sa xheloze të ka bërë karantina ty dhe ca të tjerë’’, Arbana thumbon Aulona Mustën

‘’Sa xheloze të ka bërë karantina ty dhe ca të tjerë’’, Arbana thumbon Aulona Mustën
Tash esht Koha

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani postoi një foto në rrjetin e saj social ‘Instagram’, ku shfaqej në ashensor, teksa pyeste ndjekësit se çfarë i mungon nga jeta e përditshme.





Ndër komentet e shumta, ajo që ra në sy ishte komenti i mikes saj më të mirë, Xhemi Shehu, e cila e ‘kritikoi’ për veshjen.

‘Ti qofsh që shkon në punë me shalë jashtë’ shkruante Xhemi, teksa Arbana i përgjigjet: Apapap sa xheloze të ka bërë karantina ty edhe disa, duke hedhur një kunj kështu për gazetaren Aulona Musta.

Kujtojmë se, gazetarja Aulona Musta, ditën e sotme gjatë një video live në ‘Instagram’ hodhi një thumb për moderatoren Osmani.

Aulona u shpreh se nuk do të përdorte asnjëherë statusin e saj të gazetares për të shkuar në Durrës për të bërë plazh, duke lënë të nënkuptohet se thumbi drejtohej për Arbanën, pasi kjo e fundit ishte pak ditë më parë në Durrës për të shijuar fundjavën.

Tash esht Koha
TAGS