Sabien Lilaj: Skocia e meritoi fitoren

E kishte shumë të vështirë të shpjegonte arsyet e humbjes Sabien Lilaj, një zgjedhje e minutës së fundit e trajnerit Christian Panucci, për ndeshjen me Skocinë.

“Diçka nuk ka funksionuar, nuk mund të them diçka konkrete sepse ndeshja sapo mbaroi. Sot nuk patëm as fat, sepse nëse do të shënonim një gol, loja mund të ndryshonte”.

“Gjithsesi, kundërshtari e meritoi. E dinim që ishin të fortë, por duhet ta shohim ndeshjen sërish për të dhënë një mendim.”

Ish-mesfushori i Skënderbeut u mundua të shpjegonte atë që nuk funksionoi, theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

“Lodhja ndikoi, por ndryshoi edhe skema. Po luanim në formë rombi, ishim më të mbyllur. Kishte më shumë hapësira në krah”.

“Trajneri na tha pas ndeshjes duhet të mbajmë kokën lart. Tri pikë ka marrë kundërshtari, tri pikë morëm ne, ndaj duhet të luftojmë deri në fund”, tha ai për fund.

Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë është kundër Izraelit.

The post Sabien Lilaj: Skocia e meritoi fitoren appeared first on Telegrafi.

TAGS