Sacchi: ‘Sarri tek Juve, një revolucion në futbollin tonë’

Sacchi: ‘Sarri tek Juve, një revolucion në futbollin tonë’
22:08 | 1 Qershor 2019

Një prej trajnerëve më të mirë në histori (italian), Arrigo Sacchi, ka komentuar mundësinë që Maurizio Sarri të drejtojë skuadrën e Juventus.

Legjenda e Milanos ka dhënë mendimet e tij rreth futbollit italian në një intervistë me ‘Corriere dello Sport’, ku ndër të tjerash ka folur edhe për Sarrin.

“Kam një pëlqim të madh për ata që i japin skuadrës së tyre një stil specifik. Ka vetëm katër apo pesë prej tyre në Itali” ka thënë Sacchi, transmeton lajmi.net.

“Të tjerët janë thjesht taktikë dhe duken njësoj. Ancelotti është strateg i shkëlqyer dhe një dit tha se duhet të rrezikojmë më shumë” ka thënë ai në vazhdim.

“Sarri është një trajner që vërtetoi se mund t’i jap skuadrës së tij identitet specifik. Mendoj se kalimi i Sarri tek Juventus do të bënte një kthesë të madhe në futbollin tonë” ka thënë ndër të tjerash Sacchi.

Maurizio Sarri është nën kontratë me Chelsean, por sezoni i tij nuk pati vlerësim aq të mirë në ‘Stamford Bridge’, edhe përkundër që përfundoi në pozitën e tretë dhe fitoi Ligën e Evropës. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS