Safet Gjici ndez sfidën kundër Tiranës, thirrje tifozëve për masivitet: Titulli në këto kushte do të ishte një mrekulli, nuk lëshojmë asgjë këtë sezon

Safet Gjici ndez sfidën kundër Tiranës, thirrje tifozëve për masivitet: Titulli në këto kushte do të ishte një mrekulli, nuk lëshojmë asgjë këtë sezon

Në vigjilje të sfidës kundër Tiranës, një ndeshje e projektuar si një finale e parakohshme, Safet Gjici, presidenti i nderit i Kukësit, prek krenarinë e tifozëve kuksian, kërkon masivitet në shkallët e stadiumit për ti dhënë një suport ekipit në këtë ndeshje jashtëzakonisht shumë të rëndësishme. Statistikat flasin në favor të ekipit të Shpëtim Duros teksa në dy përballjet e para në këtë sezon kanë arritur ti marrin 6 pikë të plotë, por këtë herë, të premten, është një tjetër histori, bardheblutë po kalojnë një moment shumë të mirë. Rëndësia e kësaj sfidë është jetike por ekipi nuk duhet të jetë nën presion pasi sipas Gjicit, asgjë nuk përfundon pas kësaj ndeshje.





[embedded content]

Sigurisht që diskutimi do të ishte ndryshe nëse ekipi nuk do të kishte lënë dy pikë në sekondat e fundit kundër Bylis. Gjici nuk përjashton as Partizanin nga gara për titull, ky pritet të jetë një sezon ku gjithçka do të vendoset në frymën e fundit. Me një organikë me shumë klas dhe të plotë, Gjici kërkon nga ekipi ti shkojnë deri në fund të dy kompeticionve por sigurisht që prioriteti kryesor është titulli kampion.

TAGS