Salah alternativë e Realit nëse dështon me Hazard

Real Madridi është duke planifikuar të bëjë ofertë për Mohamed Salah, nëse dështon ta transferojë Eden Hazardin.

Los Blancos do të bëjnë ndryshime në skuadër në afatin e ardhshëm kalimtar, ndërsa përforcimi i fazës ofensive është objektivi kryesor.

Mohamed Salah (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, Mbretërit kanë pasur probleme në sulm, prandaj pas kthimit të Zinedine Zidane, i kanë nisur planet për të ardhmen.

Lexo po ashtu:

Mesfushori ofensiv i Chelseat, Eden Hazard, është shënjestra kryesore, mirëpo nëse Blutë nuk e lejojnë largimin e tij, atëherë Reali do të angazhohet për Salah.

Për futbollistin e Liverpoolit, Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë 150 milionë euro. /Telegrafi/

TAGS