Salah barazon rekordin e Torres te Liverpool

Salah barazon rekordin e Torres te Liverpool
19:46 | 8 Dhjetor 2019

Liverpooli e ka filluar sezonin 2019/20 në formë fantastike, duke vendosur një epërsi prej 8 pikësh nga Leciester City në vendin e dytë, dhe në një pjesë të kësaj ka ndikuar edhe Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian vazhdoi formën e tij të shkëlqyer kundër Bournemouth të shtunën, duke kontribuar me një gol dhe një asistim në një fitore 3-0 në ‘Dean Court’.

Në atë që ishte ndeshja e 100-të për Salah në Premierligë, duke llogaritur skuadrat Liverpool dhe Chelsea, ai ka arritur të shënojë 63 gola, transmeton lajmi.net.

Në fakt, të vetmit lojtarë të tjerë që kanë shënuar më shumë se 27-vjeçari në 100 ndeshjet e tyre të para janë Alan Shearer (79), Ruud van Nistelrooy (68) dhe Sergio Aguero (64).

Kur shikon statistikat e Salah në të gjitha garat, goli i tij në Bournemouth ishte e 81 me fanellen e Liverpool, që do të thotë se ai ka barazuar rekordin e Fernando Torres me 81 gola për ‘Të Kuqtë’. /Lajmi.net/ 

TAGS