Sali Berisha paralajmëron “cunam”, në protestohen e sotme kundër Edi Ramës

Sali Berisha paralajmëron “cunam”, në protestohen e sotme kundër Edi Ramës

Sot pasdite në Tiranë do të zhvillohet protesta e katërt e opozitës së drejtuar nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me kërkesën për largimin e Qeverisë “Rama”.

Ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e cila do të zhvillohet sot rreth orës 18:30 kundër opozitës, do të shndërrohet në ‘cunami’.

“Sot Cunami i Tiranës kundër Edvinit epiqendër planetare e protestës. Rama ik”.

Në postimin e tij në Facebook, ka publikuar edhe spotin e Partisë Demokratike, përmes të cilit fton shqiptarët në protestë, për ‘Shqipërinë si Europa’

Megjithatë, në prag të mbajtjes së protestës së opozitës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri thirrje për shmangien e dhunës, duke kërkuar që kjo protestë të jetë paqësore.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka paralajmëruar se protesta e sotme do të jetë vendimtare, edhe pse nuk jepen detaje nga organizimet, por ajo që mësohet është kohëzgjatja, më shumë sesa 3 orë.

Sipas Bashës, zgjedhjet e parakohshme janë në prag. Për këtë, ai u zotua se kjo nuk është një betejë për pushtet dhe se nuk do të kishte zgjedhje pa PD-në më 30 qershor./Telegrafi/

TAGS