Sali Berisha zbulon dosjen që e përvëlojnë Hashim Thaçin

Sali Berisha zbulon dosjen që e përvëlojnë Hashim Thaçin

Aleksandër Vucici është presindeti serbomadh më rusofil në historinë e Beogradin, madje më rusofil sesa vetëm Millosheviqi. Kështu e ka kualifikuar presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Berisha thotë se kurrë nuk është diskutuar për ndryshimin e kufijve, derisa nuk erdhi Edi Rama në pushtet.

“Sapo erdhi Edi Rama në pushtet, dy tradhtarë të mirëfilltë të kombit, ky si Esat Toptani i ri (Edi Rama) dhe ai si Miladin Popovici shqipfolës (Hashim Thaçi), ai i kapur me dosje nga Vuçiçi dhe Beogradi, me dosje të krimeve. Me ato dosje që përvëlojnë më shumë. Ajo që përvëlon më shumë është dosja që të çon në burg kur nuk ke burrëri dhe nuk ke karakter. Në raportin e Dik Martyt i cili shërbeu si bazë për themelimin e Gjykatës Speciale, i akuzuari numër një në raport është Hashim Thaçi. Unë e kam kundërshtuar raportin edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në fjalën time. Zotëria u angazhua se do ta hidhte në gjyq Dik Martyn. Edhe nuk e hodhi deri më sot në gjyq. Nuk e hodhi ndonjëherë në gjyq. Përkundrazi, u themelua Gjykata (Speciale). Sigurisht se gjykata do të themelohej sepse krimet kundër njerëzimit nuk i mbron njeri i qytetëruar në botë. Por, ama Gjykata nuk do të mund të themelohej kurrë vetëm për luftëtarët e UCK-së. Ajo përbën thikën pas shpine, sepse ti nuk mund të gjykosh për krimet kundër njerëzimit njërën palë, e të falësh palën tjetër. Krimet kundër njerëzimit nuk i falen asnjë pale, shqiptare, serbe dhe cfarëdo që të jenë ato”, ka deklaruar Sali Berisha. Ai ka deklaruar se Vuçiçi ka dosjet e atij (Hashim Thaqit) dhe ia heqin fletët dhe shtojnë sipas … “Dhe ska asgjë më të rëndë sesa ky tradhtar – Hashim Thaçi, u thotë shqiptarëve se planin për shkëmbimin e territoreve është i imi, në një kohë kur ai është plan që ka ekzistuar prej dekadash dhe ua shet si të vetin”, ka drejtuar akuzat ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Sali Berisha.

Berisha në intervistën me gazetarin Xhevdet Pozhari, ka zbuluar për herë të parë informata të pathëna më parë. Ai ka zbuluar takime të fshehta të Hashim Thaçit me Aleksandër Vuçiçin.

“Ka një akuzë nga një diplomat, unë e kam njohur dikur atë, është një diplomat shumë serioz, z. Huper, i cili thotë se ekziston marrëveshja për kufijt, për ndarjen. Ka të dhëna të tjera të cilat… në Romë është bërë një takim sekret midis Vuçiçit dhe argatit të tij, “Miladinit shqipfolës”. Për hirë të së vërtetës, Vuçiçi si shtetar ka mbajtur ambasadorin e tij aty, kurse argati i ka thënë ambasadorit dil jashtë ti, ka nxjerrë ambasadorin e tij…. Apo takimet në Davos, apo takime të tjera… Pra, në këtë aspekt, ai (Hashim Thaçi) e ka konsumuar sipas të gjithë terminologjisë botërore për tradhatinë, aktin e tradhëtisë së lartë kombëtare. Këtë e quan çdo fjalor i botës”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se kësaj valleje i është bashkëngjitur Edi Rama ngaqë ai nuk ka interes shqiptar, madje e ka quajtur anti-shqiptar dhe se nuk ka të drejtë të përzihet në vendimet e burrështetasve të Kosovës./24-ore.info

Sali Berisha intervistë me Xhevdet Pozharin

Sali Berisha intervistë me Xhevdet Pozharin

Posted by Almakos.com on Wednesday, 26 February 2020