Salihu: Shpresoj të fitojmë 2-1

Tash esht Koha

Pak minuta para lojës Kosovë- Danimarë, sekretari gjeneral i FFK-së, po shprehet i bindur në një rezultat të mirë të Dardanëve në këtë ndeshje, raporton Gazeta Express.

“Është një ndeshje e vështirë për të parë ku jem pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve një test i mirë për ne luajmë kundër një skuadre që renditet në top 10 më të mirat në botë mos të harrojmë por shpresojmë që do të arrijmë rezultat pozitiv. Unë besoj se do të fitojmë 2-1”, është deklaruar Erroll Salihu për Super Sport.

Lojë në mes të Kosovës dhe Danimarkës do të fillojë në orën 19:00.

Në takimin që do të nisë në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përkrah Herolind Shalës në mesfushë, në mungesë të Valon Berishës dhe Hekuran Kryeziut – do të startojë Besar Halimi, shkruan Gazeta Express.

Kurse sulmi do të udhëhiqet me lojtarët në top formë, Celina, Zeneli, Muriqi dhe Rashica.

Nga minuta e parë nuk e nis sfidën as Benjamin Kololli, i cili gjatë ditës së djeshme u stërvit për një kohë i veçuar me Hekuranin.

Ai mund t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

Kosova: Muric, Aliti, Shala, Rashica, Halimi, Celina, Zeneli, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada.

Tash esht Koha
TAGS