Sami Aliu, prej 35 vitesh merret me peshkim (Video)

Sami Aliu, prej 35 vitesh merret me peshkim (Video)

Sami Aliu prej 35 vitesh merret me peshkim edhe pse tashmë ai ka një moshë të shtyrë.

Destinacioni kryesor i Sami Aliut është liqeni i Badovcit.

Dita e zgjedhur për peshkim nuk është nga më të mirat.  Por që moti me frymë nuk e ndal dot atë për të ushtruar pasionin e tij.

60 vjeçari ka hequr dorë nga shumë gjëra, por jo edhe nga pasioni i tij i hershëm.

Ai ka thënë se pothuajse çdo ditë shkon për të peshkuar.

“Ka mbi 35 vite që merrem me peshkim. Ky profesion ndoshta kërkon pak shpenzime por unë vazhdoj ta ushtrojë dhe ky është vend shumë i mirë për peshkim”, tha për RTV Dukagjinin, peshkatari Sami Aliu.

Në fillim i përgatit pajisjet të cilat i ka marrë me vete. I bën gati rrjetat dhe pozicionohet në një vend sa më të përshtatshëm për të peshkuar.

“Do të ishte mirë të ruajmë lumenjtë dhe liqenet tona. E kemi Badovcin, Drinin, Batllavën, Përlepnicën që janë vende shumë të mira. Edhe Morava e Gjilanit është vend i mirë [për peshkim]”, thotë me tëj Sami Aliu, përcjell Telegrafi.

Larg profesionit të tij dhe angazhimeve të së përditshmes, ai ka thënë se të peshkuarit e shikon si mënyrën më të mirë për t’u qetësuar.

“Edhe koha kur peshkon është shumë e rëndësishme. Ka peshk që donë frymën, të tjerë që duan qetësinë…Edhe dimrit bëhet peshkim. Është ngjila që peshkohet dimrit”, tregon më tej Sami Aliu.

Edhe pse është një peshkatar amator, për Sami Aliun nuk është e mjaftueshme vetëm ta zësh një peshk por gjithashtu duhet të përgatitet me kujdes./Telegrafi/

TAGS