Samsung do të zhvilloj telefonin me ekran të plotë, kamera futet nën ekran

Ekrani i ardhshëm i telefonit të Samsung Electronics do të jetë një ekran i plotë pasi sensorët dhe kamerat do të futen nën ekran, tha firma të enjten.

Prodhuesi i telefonit tha se telefoni i fundit Galaxy S10 ka arritur një “moment historik” pasi arriti të maksimizojë vetitë e ekranit duke fshehur sensorë dhe kamerën në një vrimë rrethore, me teknologjinë e ekranit Infinity O.

Yang Byung-duk, nënkryetar i grupit të R&D Group të firmës Mobile Communications tha se ky nuk është fundi i evolucionit në teknologjinë e ekranit, pasi firma do të heqë çdo rreth kamere nga pjesa e përparme e pajisjes.

Megjithatë, Yang tha se ekrani i plotë me kamera nën të nuk do të lansohet brenda një viti ose dy. /Telegrafi/

TAGS