Samsung Electronics vendos nivele të reja të performancës për SSD-të NVMe të konsumit me 970 EVO Plus

970 EVO Plus paraqet përmirësime të konsiderueshme të performancës dhe efikasitet të energjisë për aplikimet me bandë të lartë.

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi Samsung 970 EVO Plus, produktin më të ri në portofolin SSD të Non-Volatile Memory Express (NVMe). Me performancën udhëheqëse në industri dhe deri në dy terabajt në kapacitet, Samsung 970 EVO Plus vendos një standart të ri për ruajtje me performancë të lartë, duke u mundësuar profesionistëve të IT-së, entuziastëve të teknologjisë dhe lojtarëve që të përballojnë ngarkesa intensive të punës në PC dhe workstation me më shumë lehtësi.

“Që nga prezantimi i SSD-ve NVMe të parë në tregun e konsumit në vitin 2015, Samsung ka vazhduar të sfidojë barrierat teknike në dizenjinin dhe performancën e SSD”, tha Dr Mike Mang, Zv/President i Marketingut të Produkteve të Markave, Memory Business në Samsung Electronics. ” 970 EVO Plus e re, e pajisur me teknologjinë V-NAND të gjeneratës së pestë të Samsung, tani do të ofrojë performancë të pakrahasueshme në klasën e saj, kur merr përsipër detyra të tilla si editimi i përmbajtjes 4K, modelimi 3D dhe simulimi, si dhe lojëra të rënda”.

Duke integruar çipat  më të përparuar të kompanisë V-NAND me firmuerin e optimizuar, 970 EVO Plus arrin përmirësime të konsiderueshme të performancës – rritje deri në 57 për qind në shpejtësinë e shkrimit  – si dhe rritjen e efikasitetit të kursimit të energjisë në krahasim me paraardhësin e tij, EVO 970. Drive-i i ri siguron shpejtësi sekuenciale të leximit dhe shkrimit deri në 3.500 megabytes për sekondë (MB / s) dhe deri në 3.300 MB / s respektivisht, ndërsa shpejtësitë e rastësishme arrijnë deri në 620.000 IOPS për operacionet e  leximit dhe deri në 560.000 IOPS për ato të shkrimit .

Përdoruesit mund të përditësojnë  lehtësisht pajisjet e tyre pasi 970 EVO Plus vjen në një formë kompakte M.2 duke përdorur ndërfaqen PCIe Gen3 x4 të gjetur në kompjuterët më moderne. 970 EVO Plus gjithashtu ofron një garanci të kufizuar pesëvjeçare  ose deri në 1,200 terabytes të shkruar .

970 EVO Plus vjen në një sërë opsionesh të kapacitetit; kapaciteti prej 250GB, 500GB dhe 1TB tani janë në shitje në mbarë botën dhe kapaciteti prej 2TB do të jetë i disponueshëm në prill. Çmimet e sugjeruara të shitjes së prodhuesit fillojnë nga 89.99 dollarë. Për më shumë informacion, duke përfshirë detajet e garancisë, ju lutemi vizitoni samsung.com/SSD ose samsungssd.com.

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresënhttps://news.samsung.com.

TAGS