Samsung shënon rritje në shitje

Samsung shënon rritje në shitje

Shifrat pozitive të shitjes së telefonit “Samsung Galaxy 10” i kanë ngjallur shpresat për kufizimin e krizës së gjigantit teknologjik në Korenë Jugore.

Kjo kompani është shitësja më e madhe e telefonave të mençur në botë, është duke lëvizur përpara me lëshimin në treg të telefonave me rrejt 5G dhe telefonave që palosen në kohën kur po zhvillon garë të fortë me rivalin amerikan, Apple, dhe rivalin kinez, Huawei.

Analistët thonë se kjo strategji mund të jetë e dobishme pasi kompania të martën njoftoi për një rënie më të vogël sesa është pritur në çerekun e tretë, duke thënë në të njëjtën kohë se shitja e telefonit “Note 10” në Korenë e Jugut dhe në Evropë ka qenë e madhe që nga hedhja në treg më 23 gusht.

Për më tepër, ka shenja se edhe tregu botëror i çipave, i cili është element i rëndësishëm i fitmeve të Samsung-ut, do të stabilizohet vitin e ardhshëm pasi çmimet më herët kishin rënë shkaku i ekonomisë së dobët botërore dhe shpenzimit më të vogël nga klientët e qendrave kryesore të të dhënave.

Kompania njoftoi se tashmë i ka shitur më shumë se një milion telefona të modelit “Note 10” vetëm në Korenë Jugore, duke e bërë atë modelin më të shitur në vend. Rezultate të mira të shitjes janë shënuar edhe në shtetet e ndryshme të Evropës, shkruan “Reuters”,

TAGS