Sanchez kujton kohën te Barcelona: Puyol, kapiteni më i mirë që kam luajtur me të

Sanchez kujton kohën te Barcelona: Puyol, kapiteni më i mirë që kam luajtur me të
22:01 | 29 Shtator 2019

Alexis Sanchez thotë se ish-mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol është kapiteni më i mirë me të cilin ka luajtur ndërsa përgatitet të përballet me skuadrën e tij të vjetër të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Kiliani luajti së bashku me spanjollin për tre vjet në mes viteve  2011-2014 në ‘Camp Nou’, dhe dyshja fituan titullin e La Ligës 2013 së bashku.

Ai u largua për t’u bashkuar me Arsenalin në vitin 2014 para se të kalojë 18 muaj të tmerrshëm te Manchester United, ku ai ishte një hije e lojtarit që ai kishte qenë në veri të Londrës, transmeton lajmi.net.

“Kur mbërrita në Barcelonë u tha se ishte Barcelona më e mirë në histori në atë kohë”, tha Sanchez në faqen zyrtare të UEFA-s. “Ka qenë Guardiola, Messi, Xavi, Iniesta, të cilët tani nuk të vetmit”.

“Ishte Puyol, i cili për mua është një kapiten i jashtëzakonshëm, më i miri që kam pasur në karrierën time deri më tani”.

“Ishte një gjë e bukur, ju mëson të luani futboll ndryshe, me zotërimin e topit”.

“Në Barcelonë, mësova shumë në kuptimin e përmirësimit të vetvetes. Kam luajtur pranë lojtarëve me cilësi që kishin fituar një Kupë Botërore, të cilët çdo ditë përmirësoheshin në fizikun e tyre dhe në komunikimin e tyre në fushë”, zbuloi ai. /Lajmi.net/ 

TAGS