Sanchez në planet e Juventusit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, ka tërhequr interesimin e Juventusit. – bën të ditur Calcio Mercato.

Kiliani nuk po kalon periudhë të mirë në Old Trafford, ashtu që largimi nga klubi anglez është një opsion shumë real.

Alexis Sanchez (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, për t’u transferuar te Bianconerët, ai duhet të heqë dorë nga paga e tij e lartë, pasi që Juve do ta paguajë shumë më pak në krahasim me paratë që i merr te Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu:

Në 17 ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Ligën Premier, ai ka shënuar vetëm një gol dhe i ka dhuruar dy asistime.

Për më shumë, së fundmi, Sanchez ka pasur probleme me lëndime dhe pritet të mungojë një kohë të gjatë. /Telegrafi/

TAGS