Sanchez tregon pse zgjodhi Interin

Sanchez tregon pse zgjodhi Interin
19:40 | 3 Shtator 2019

Alexis Sanchez ka deklaruar se ka ardhur te Inter për të fituar diçka, me këmbëngulësinë se ka ruajtur pasionin për futbollin, pavarësisht fushatës zhgënjyese te Manchester United.

Ylli kilian kaloi një periudhë aspak të lehtë në ‘Old Trafford’ te Manchester United, që pas transferimit nga Arsenal, duke shënuar vetëm tri gola.

Në ditët e fundit të afatit kalimtar, Manchester United dhe Inter arritën marrëveshje për huazimin e Sanchez në ‘San Siro’ në periudhë një vjeçare.

“Së pari dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës, është një grup i shkëlqyer këtu, ata më mirëpritën që në seancën e parë të trajnimit”.

“Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin për të fituar diçka, sepse dua të luftoj. Trajneri dëshiron të fitojë gjithashtu, dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”.

“Kam të njëjtën dëshirë për të fituar diçka, për të luajtur futboll. Unë e dua futbollin dhe kjo lojë më bën të lumtur”./Lajmi.net/

TAGS