Sancho, goditja e madhe e skuadrës nga Premierliga

Sancho, goditja e madhe e skuadrës nga Premierliga

19:08 |

Jadon Sancho është shumë pranë rinovimit të kontratës me Borussia e Dortmundit, por pavarësisht kësaj në merkaton e janarit verdhezinjtë do ta kenë shumë të vështirë ta mbajnë në skuadër talentit anglez.

Manchester United pasi nuk realizoi asnjë goditje të madhe në sulm në merkaton e verës duke u përqendruar vetëm te përmirësimi i mbrojtjes, i ka hedhur grepat drejt Sanchos për merkaton e dimrit.

Paratë e përfituara nga shitja e Lukakut dhe ajo e Sanchez që është shumë afër te Interi kanë mbushur arkat e United që janë gati t’i shpenzojnë këto të ardhura për të afruar një talent të pastër si Sancho nga Dortmundi.

I ngjajshëm

Djajtë e Kuq kanë përgatitur 100 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit anglez, shifër kjo që vështirë se do të mjaftojë për të bindur klubin verdhezi.

Vlen të ceket se Sancho te Borussia Dortmund është transferuar nga Manchester City, për tetë milionë euro./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

19:17 |

TAGS