Sancho largohet nga Dortmund, transferohet te Liverpool?

Sancho largohet nga Dortmund, transferohet te Liverpool?

16:27 |

Liverpool mund t’i bashkohet listës së gjatë të skuadrave të interesuara për talentin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Ish mesfushori i Liverpoolit, Dietmar Hamann, ka thënë se edhe Liverpool janë të interesuar për yllin e Kombëtares së Anglisë.

Hamann ka zbuluar për Sky Germany se edhe Liverpool janë vënë pas Sanchos.

I ngjajshëm

“Kam dëgjuar se Liverpool kanë interesim të madh në nënshkrimin e Sanchos”, ka deklaruar Hamman, përcjell lajmi.net.

“Mund të them se ata mund të bëhen një nga kandidatët më të mëdhenj në këtë garë”.

Sancho po tregon formë të lartë te Borussia Dortmund, duke bërë një rritje të madhe në karrierë që pas transferimit nga Manchester City në vitin 2017./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

16:32 |

TAGS