Sarri do të mungojë në ndeshjen Juventus – Napoli?

Sarri do të mungojë në ndeshjen Juventus – Napoli?
22:29 | 30 Gusht 2019

Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri, duket se do të mungojë edhe në ndeshjen Juventus – Napoli.

Sarri nuk do të jetë në stolin e Juves për ndeshjen e nesërme, pas problemeve shëndetësore me të cilat po përballet.

Kishte optimizëm se trajneri italian do të jetë i gatshëm për duelin, por këto zëra duket sa janë zbehur.

Vendimi që Giovanni Martusciello të qëndrojë në krye të stolit është marrë sot, përcjell lajmi.net.

Trajneri italian është diagnostikuar me pneumoni më 19 gusht dhe që atëherë po merr tretmanin e nevojshëm.

Thuhet se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Fiorentinës. /Lajmi.net/

TAGS