Sarri flet para derbit të madh: Inter janë skuadër solide dhe e rrezikshme

Sarri flet para derbit të madh: Inter janë skuadër solide dhe e rrezikshme
16:44 | 5 Tetor 2019

Maurizio Sarri ka dhënë komentet e tij para derbit të madh të futbollit italian, Inter – Juventus.

Inter dhe Juventus do të vihen përballë gjatë së dielës, në ndeshjen që fillon në ora 20:45.

Ky takim pritet të jetë jashtëzakonisht interesant, pasi si rrallë herë do të luhet për vendin e parë.

Këtë  e di edhe Sarri, i cili konsideron Interin si skuadër shumë solide këtë edicion.

“Ne do të përballemi me një skuadër të fortë, në formë të mirë dhe që prodhuan një ndeshje të shkëlqyer kundër Barcelonës” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Është skuadër e fortë, solide dhe kur merr kontrollin e lojës është e rrezikshme. Kam parë Inter të fortë këtë sezon” shtoi trajneri italian.

Inter dhe Juve do të përballen në kuadër të xhiros së shtatë në kampionatin italian, Serie A. /Lajmi.net/

TAGS