Sarri mendon se mediet po i japin më shumë rëndësi sesa duhet Ligës së Kampionëve

Sarri mendon se mediet po i japin më shumë rëndësi sesa duhet Ligës së Kampionëve

Sarri mendon se mediet po i japin më shumë rëndësi sesa duhet Ligës së Kampionëve

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, ka befasuar me deklaratën e tij lidhur me kompeticionin më prestigjioz në futbollin evropian, Ligën e Kampionëve.

Italiani ka thënë se mediet po i japin shumë më shumë rëndësi sesa duhet Ligës së Kampionëve, duke e mbivlerësuar atë kompeticion.

Skuadra e Sarri këtë edicion nuk morri pjesë në garat e këtij turneu, por e sheh vetën në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Gjithsesi, duket se trajnerit nuk i ka mbetur aq merak pjesëmarrja në këtë kompeticion që ai e cilëson si të mbivlerësuar.

“Mendoj se mediet i japin Ligës së Kampionëve shumë rëndësi” ka thënë fillimisht Sarri, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se është kompeticioni më i rëndësishëm për klube. Por, është një kompeticion me eliminim direkt, kështu që duhet të luash mirë dhe të kesh fat në atë garë. Mund ta kuptoj që nëse luan në atë turne është një botë tjetër” ka shtuar italiani.

“Kam qenë dy herë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve dhe është e qartë se është kompeticioni më i rëndësishëm për klubet evropiane. Por, duhet të kesh fat” ishin fjalët e Sarri.

Në kuadër të garave evropiane, Chelsea në kuadër të Ligës së Evropës do të ketë përballë kundërshtarët nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt, në fazën gjysmëfinale. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS