Sarri ndan mendjen për Higuain – Ja çfarë ka vendosur

Sarri ndan mendjen për Higuain – Ja çfarë ka vendosur

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, duket se më në fund ka vendosur rreth Gonzalo Higuain.

Sarri ka konfirmuar se dëshira e tij është që të mbaj argjentinasin në ‘Stamford Bridge’, duke lënë kështu gjithçka në duart e klubit.

Higuain luajti gjysmë sezoni tek Chelsea, ku ishte vetëm në formë huazimi, pasi kartonin e tij e bart skuadra e Juventus.

Chelsea kanë mundësinë që të zgjasin qëndrimin e ‘Pipita’ në Londër, duke blerë kartonin e tij, por mungesa e konkretizimeve nga ana e tij vë gjithçka në pikëpyetje.

Gjithsesi, përkundër kësaj forme dhe dënimit nga UEFA,Maurizio Sarri ka thënë se dëshiron qëndrimin e Higuain.

“Është e vështirë të adaptohesh në Premierligë. Mendoj se sezonin e ardhshëm ai do të jetë i aftë të shënojë shumë” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Për një sulmues, është e vështirë të mësohet me Premierligën. Më kujtohet Suarez tek Liverpool. Në sezonin e parë ai shënoi vetëm tri gola, pastaj 16, pastaj 24” ka thënë tutje italiani, duke bërë të ditur se dëshiron qëndrimin e argjentinasit tek ‘blutë’.

Higuain ka shënuar vetëm katër herë në 14 paraqitje me ‘blutë’, që kur erdhi në muajin janar nga ‘San Siro’. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS