Sarri: Ndeshja kundër Interit, nuk ka të bëjë me miqësore

Sarri: Ndeshja kundër Interit, nuk ka të bëjë me miqësore
15:26 | 23 Korrik 2019

Trajneri Maurizio Sarri është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes Juventus – Inter.

‘Derby d’Itaia’ është zhvendosur në Kinë, me Juventusin dhe Interin që do të takohen në një miqësore përgatitore.

Por, sipas trajnerit Maurizio Sarri, për rivalitetin që ekziston mes Juventusit dhe Interit, nuk ka miqësore.

“Kundër Interi nuk mund të jetë kurrë një ndeshje normale, shkaku i rivalitetit që ekziston. Edhe pse duhet të themi se të dy skuadrat nuk janë në formë të mirë”, ka deklaruar Sarri.

Sarri tutje ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, duke thënë: “Është lojtar që bën diferencën. Duhet të bëjë me potencialin që ka. Do të luajë në të majtë, ku është pozicioni i tij”./Lajmi.net/

TAGS