Sarri: Ronaldo i jashtëzakonshëm, duhet ta falënderojmë nënën e tij

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka dhënë lëvdata për Cristiano Ronaldon.

Maurizio Sarri ka bërë lëvdata të mëdha për Cristiano Ronaldon pas fitores së Juventusit ndaj Romës me rezultat 3:1 në çerekfinalen e Copa Italia.

“Në nivelin individual është e vështirë se mund të përmirësohet, është i jashtëzakonshëm, në mesin e më të mirëve të gjitha kohërave”, deklaroi pas ndeshjes Sarri për “RAI”, transmeton lajmi.net.

“Për ne është e rëndësishme ta ndihmojmë ta fitojë Topin e Artë. Meritat e mija? Komplimentet duhet t’i bëhen nënës së Ronaldos që e ka bërë Ronaldon me karakteristika të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

MEDIAL.mk