Sarri tregon fajtorin e humbjes nga Liverpool

Sarri tregon fajtorin e humbjes nga Liverpool

Maurizio Sarri është deklaruar pas humbjes nga Liverpool.

Chelsea humbi 2 me 0 në udhëtim te Liverpool, gjersa Maurizio Sarri e ka lavdëruar anën kundërshtare.

“Liverpooli është një nga ekipet më të mira në Evropë në këtë moment”, tha fillimisht Sarri, transmeton lajmi.net.

“Ata luajtën shumë mirë për 90 minuta, por mendoj se ne qëndruam shumë mirë në ndeshje. Ishim paksa të pafat për golin e dytë, dhe ishte një gol i mrekullueshëm.

“Atëherë ishim paksa të pafat, sepse në tre minuta kemi pasur tre mundësi goli, dy me Eden Hazard dhe një me Gonzalo Higuain dhe arritëm në post për herë të 35 të sezonit tonë.

“Por, unë jam shumë i lumtur me performancën sepse kemi qëndruar shumë mirë në ndeshje. Dy apo tre muaj më parë, nuk do të kishim bërë. Është shumë e vështirë për të mbuluar boshllëkun, sepse në Angli niveli është shumë i lartë dhe tani jemi shumë afër ekipeve të tjera”, shtoi më tej trajneri italian. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS